Aplikacioni i rrjetit social Twitter së shpejti me një ndërfaqe të re në Windows 10

Publikuar më: 28-07-2015

windows10twitter5.0.0Aplikacioni Twitter për Windows 8 debutoi në mars të vitit 2013 dhe që atëherë është përditësuar shumë rrallë. Përveç korigjimit të një problemi, aplikacioni mund të themi se nuk ka ndryshuar fare si në termat e funksionalitetit por edhe dizajnit.

Tanimë ka ardhur koha për një ndryshim. Kompania Twitter është duke bashkëpunuar me Microsoft për të sjellë një version të ri të aplikacionit në Windows 10. Disa imazhe të këtij aplikacioni janë bërë publike në Windows Store. Në to duket qartë një dizajn që përputhet dhe me stilin e Windows 10.

windows10twitter3.0

Përveç ndryshimit të stilit, fotot tregojnë dhe një buton të rifreskuar. Të gjithë këto elementë kanë sjellë një ndërfaqë përdoruesi më komplekse por dhe më të përshtatur me sistemin e ri operativ të Microsoft.

Në fakt në pamje të parë duket se ky version do të funksionojë po në të njëjtën mënyrë si Twitter në Windows 8, por kjo mbetet për tu parë. Pavarësisht ndryshimeve, Twitter ka bërë një punë të mirë duke përditësuar aplikacionin pas kaq shumë vitesh dhe kjo është për tu vlerësuar. (PC World Albanian)

Aplikacioni i rrjetit social Twitter së shpejti me një ndërfaqe të re në Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)