Aplikacioni i ri i Microsoft në Android është një launcher dhe quhet Arrow

Publikuar më: 28-07-2015

arrowlauncherpages

Microsoft ka publikuar një tjetër aplikacion për Android dhe ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim këtë kompani të sjellë aplikacionet e saj të Windows Phone në iOS dhe Android, ky i fundit do të jetë i disponueshëm vetëm në Android.

Microsoft debutoi aplikacionin e quajtur Arrow, i cili është një launcher për Android. Arrow teknikisht është i disponueshëm vetëm përmes një sistem ftesash në Google+, ndërsa mund të shkarkohet direkt në OneDrive në këtë lidhje.

Sapo të instalohet ky aplikacion dhe vendoset si launcher parësor, e ndan ekranin e telefonit në tre panele. Paneli i parësor tregon aplikacionet më të përdorura si dhe ato të përdorura kohët e fundit. Nëse kaloni në panelin në të majtë do të vëreni ikonat e kontakteve me të cilët flitni më së shumti. Ndërsa paneli në të djathë është një ekran i dedikuar për shënimet dhe përkujtuesit.

arrow-alphabetical-apps

Në secilin prej paneleve në fund të ekranit do të shfaqen katër aplikacione statike si shfletuesi, thirrësi, mesazhet dhe kamera. Arrow gjithashtu mund të konfigurohet që të shkarkojë një sfond të ri çdo ditë nga imazhet e Bing.

Nëse doni të aksesoni të gjitha aplikacionet e instaluara do të ballafaqoheni me një ekran që na kujton platformën Windows Phone. Aplikacionet janë radhitur sipas gërmave të alfabetit.

Presim që në të ardhmen Microsoft të shtojë funksionalitete të reja madje pse ta vendosë në rangun e aplikacioneve si Office dhe OneNote duke e integruar me asistentin dixhital Cortana. (PCWorld Albanian)

Aplikacioni i ri i Microsoft në Android është një launcher dhe quhet Arrow
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)