Aplikacioni i postës elektronike Inbox by Gmail solli funksionalitete të avancuara të kërkimit

Publikuar më: 26-01-2016

inbox-by-gmail-android-100527876-origInbox by Gmail, aplikacioni i gjeneratës tjetër të postës elektronike i disponueshëm në ueb dhe platformat mobile, ditën e sotme mori një përditësim mjaft të rëndësishëm duke e bërë çdo gjë më të lehtë në kërkimin e informacionit.

Funksionalitetet e avancuara të kërkimit në aplikacionin Inbox nuk kanë munguar as në të kalurën por me versionin e ri të aplikacionit tani kemi të bëjmë më shumë me një kërkim inteligjent. E gjitha funksionon sikur të ishit duke kërkuar nga motori i kërkimit.

search

Rezultatet e kërkimit shfaqet në formën e kartave pa qenë nevoja të hyni në detaje të çdo mesazhi elektronik për të kërkuar informacionin e duhur. Mund të kërkoni për një adresë, numër telefonik, numër anëtarësie, numër fluturimi, ftesa evenimentesh dhe fatura në pak sekonda.

search2

Tjetër karakteristikë për tu përmendur është se rezulatet e kërkimit do të shfaqen sipas rëndësisë së mesazheve elektronike. Dhe për ta mbyllur, Inbox by Gmail është një ndër aplikacionet më të mira të postës elektronike ndërkaq ngërçi i vetëm i tij qëndron tek kufizimi në përdorim vetëm me adresat Gmail.(PCWorld Albanian)

Aplikacioni i postës elektronike Inbox by Gmail solli funksionalitete të avancuara të kërkimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)