Aplikacioni i komunikimit të enkriptuar Peerio mbërrin në Android dhe iOS

Publikuar më: 16-03-2016

Peerio-iOS-768x553Startupi Peerio ditën e sotme publikoi dy aplikacione në iOS dhe Android me premtimin e një platforme komunikimi të enkriptuar.

Peerio debutoi në Janar të 2015-tës në desktop ndërsa në platformat mobile u servir në fazat alfa dhe beta. Tani mund të shkarkoni aplikacionin iOS në App Store dhe atë Android në Google Play.

Gjithashtu kodi i aplikacionit është i disponueshëm në GitHub nën një liçensë GPL me burim të hapur. Enkriptimi ka qenë në qendër të shumë debateve dhe diskutimeve muajt e fundit ushqyer edhe nga beteja e ashpër mes Apple dhe FBI-së.

Në të njëjtën kohë ka përfituar nga situata shërbimi Telegram dhe WhatsApp të cilët ofrojnë komunikim të enkriptuar për miliona njerëz. Shërbime të tjera mund të përmendim Signal dhe Threema. (PCWorld Albanian)

Aplikacioni i komunikimit të enkriptuar Peerio mbërrin në Android dhe iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)