Aplikacioni i detyrave Todoist me një imazh të ri

Publikuar më: 17-09-2015

Todoist-new-logo-whiteAplikacioni i mirënjohur Todoist, tashmë vjen me një logo të re si pjesë e një strategjie të rëndësishme marketingu. Duke qënë një prej aplikacioneve më popullore, kompania ka deklaruar se logoja e vjetër nuk përshtatej më me grupin dhe qëllimet e saj.Todoist-Logo

Logoja e re do të nis të shfaqet që prej ditës së sotme në të gjitha platformat Todoist, gjithashtu dhe në blogun dhe websitet e kompanisë.

Aplikacionet Todoist në Web dhe Mac, si pjesë të përditësimit, kanë marrë një formë paraqitje më të thjeshtë inspiruar nga ndryshimet e fundit të bera në Android. Ndër to mund të përmendim : tipografi të re apo dhe një theksim të dizanjit duke bërë të mundur që uebfaqja të funksionojë mirë edhe në pajisjet mobile.Todoist-color-themes-1200x826

Dizanji dhe logoja e re do të bëhen të disponueshme që prej ditës së sotme për çdokënd

Aplikacioni i detyrave Todoist me një imazh të ri
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)