Aplikacioni Gmail në Android shton funksionalitete të reja për llogaritë Yahoo dhe Outlook

Publikuar më: 18-02-2016

Nexus-Phone-Edit-3Nuk është vetëm Microsoft kompani e cila u ka hapur dyert shërbimeve të të tjerëve sepse ditën e sotme Google zbuloi skemën e re “Gmailify” me aplikacionin Gmail ku do të lejojë përdorimin e llogarive të Yahoo dhe Microsoft.

Të gjitha funksionalitetet e avancuara të disponueshme vetëm për adresat Gmail deri ditën e djeshme do të jenë sot të disponueshme edhe për përdoruesit e Yahoo Mail dhe Outlook/Hotmail.

Për fat jo të mirë këto funksionalitete nuk vlejnë për llogaritë Office 365 dhe Exchange kështu që këtyre përdoruesve opsioni i vetëm do tu ngelet aplikacioni Outlook.

Mbrojtja ndaj spam-it, organizimi i postës elektronike dhe mesazhet në formën e kartave Google Now do të jenë disa nga risitë e reja për besnikët e Yahoo dhe Microsoft. Sipas postimit në blog Google tha se e gjitha që duhet të bëni është të qaseni në aplikacionin Gmail dhe të ndërlidhni llogarinë e-mail me aplikacionin Gmail që do të thotë se nuk është i nevojshëm një përditësim i aplikacionit. (PCWorld Albanian)

Aplikacioni Gmail në Android shton funksionalitete të reja për llogaritë Yahoo dhe Outlook
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)