Aplikacioni Gmail në Android implementon mbështetjen për llogaritë Microsoft Exchange

Publikuar më: 26-04-2016

gmail-930x581Google përditësoi aplikacionin Gmail në Android me një funksionalitet të ri mjaft të rëndësishëm: mbështetja për Microsoft Exchange. Pasi të shkarkoni versionin më të fundit të aplikacionit në Google Play do të përfitoni nga kjo e re.

Por a nuk ka ekzistuar më parë mbështetja për Microsoft Exchange në Gmail? Po, por vetëm në telefonët Nexus. Ishte vetë Google që konfirmoi për VentureBeat se paisjet Nexus ofronin qasje në Exchange ndërsa që nga dita e sotme, posta elektronike, kontakte dhe kalendari do të jenë të disponueshme në të gjitë telefonët Android.

Në fillimet e veta, Exchange shërbente për komunikim e-mail të brendshëm të Microsoft ndërsa më pas debutoi edhe për publikun. Përgjatë viteve ky klient u la në hije me Microsoft që shkoi në favor të Outlook.

Industritë sot e shohin Exchange si standart për email-et, kontaktet dhe axhendën e punës, prandaj Google nuk i ngelet tjetër gjë veç ta mbështetë atë. Përveç mbështetje për Exchange, Gmail në Android mbështet Outlook.com, Yahoo Mail dhe të gjitha llogaritë IMAP/POP. (PCWorld Albanian)

Aplikacioni Gmail në Android implementon mbështetjen për llogaritë Microsoft Exchange
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)