Aplikacioni Facebook në iOS shton mbështetjen për fotot live të iPhone 6S

Publikuar më: 22-12-2015

live-photoPas debutimit në muajin Shtator së bashku me iPhone 6S dhe 6S Plus, fotot live u mirëpritën sot nga rrjeti social Facebook.

Të disponueshme vetëm në dy telefonët e gjeneratës së fundit të Apple, këto foto u japin jetë kujtimeve tuaja dhe Facebook po e bën të mundur që ti ndani edhe me miqtë tuaj.

Versioni i ri i aplikacionit Facebook në iOS e bën realitet këtë gjë. Por jo të gjithë mund ti shohin sepse ndjekësit duhet të posedojnë një iPhone me iOS 9 duke filluar nga iPhone 4. Fillimisht fotot live do të shfaqen statike në rrjetin social ndërsa aktivizimi i efektit live bëhet i mundur përmes një butoni vendosur në skajin e djathtë fundor të fotos. (PCWorld Albanian)

Aplikacioni Facebook në iOS shton mbështetjen për fotot live të iPhone 6S
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)