Aplikacioni Facebook në iOS shteron bateritë e iPhone. Dyshohet për gjurmim të vendodhjes së përdoruesve

Publikuar më: 20-10-2015

facebookRrjeti social Facebook aktualisht gjendet nën një lumë kritikash. Shkak është aplikacioni i rrjetit social në Facebook i cili raportohet se po shteron bateritë e përdoruesve.

Ky aplikacion po ushtron “presion” mbi baterinë e iPhone edhe kur nuk është në përdorim. Por prisni sepse nuk përfudon këtu. Disa përdorues kanë arritur të ndalojnë edhe proçeset e aplikacionit në sfond si rifresikimi i kryefaqes me përmbajtje dhe problemi me konsumin e lartë të baterisë vijonte.

Rrjeti social e ka konfirmuar ekzistencën e këtij problemi duke premtuar një rregullim të shpejtë. E gjitha kjo ka shkatuar një irritim të përdorueve, kritikat e të cilëve shkon larg me teori të tilla si gjurmim i vendodhjes së përdoruesve.

Media elektronike Motherboad ka prova për këtë duke cituar edhe analizën e një eksperti sipas të cilit bateria po konsumohet nga shërbimet e lokalizimit në sfond. Jonathan Zdziarski, një zhvillues aplikacionesh iOS u shpreh: “Nëse keni aktivizuar shërbimin e lokalizimit në aplikacionin Facebook, atëherë kjo mund të jetë arsyeja e vërtetë pas konsumit të lartë të baterisë së telefonëve tuaj”.

Një anëtar i Reddit, Han-ChewieSexyFanfic, tha se vetëm aplikacioni Facebook kishte konsumuar 20 % të baterisë së iPhone 5S që zotëronte.

Kjo nuk është hera e parë që aplikacioni Facebook dëmton përdoruesit e tij. Në 2014-tën ky aplikacion konsumonte baterinë në nivele të larta si rezultat i përdorimit të shërbimeve të lokalizimit dhe rifresikimit të informacionit në sfond. (PCWorld Albanian)

Aplikacioni Facebook në iOS shteron bateritë e iPhone. Dyshohet për gjurmim të vendodhjes së përdoruesve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)