Aplikacioni Facebook në iOS është ndër të parët që shton mbështetjen për prekjen 3D

Publikuar më: 13-10-2015

facebook_3d_touch_2-100621345-largeDitën e hënë rrjeti social Facebook përditësoi aplikacionin e saj në platformën iOS. Pasi kanë përditësuar aplikacionin, përdoruesit kanë vënë re se versioni 41.0 i tij sjell mbështetje për prekjen 3D tek përdoruesit e iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus.

Pra tani e tutje nëse këta përdorues ushtrojnë presion mbi ikonën e Facebook në ekran, atyre do t’jua shfaqen tri opsione; të shkruajnë një status, të publikojnë një foto apo video ose të shkrepin një foto apo video direkt nga aplikacioni.

Facebook nuk është aplikacioni i vetëm i cili së fundmi ka shtuar mbështetje për risitë që sjell iOS 9. Një nga aplikacionet e lajmeve më të njohura, Day One, solli përditësimin e ri 1.17.1 ditën e dielë i cili përfshin një menu të shkurtër të dedikuar 3D Touch. Por ky version është përshtatur dhe me sistemin watchOS 2.0 të Apple Watch.

TripAdvisor është aplikacioni tjetër që solli ndryshime ditën e hënë. Versioni i ri ofron mbështetje për Spotlight Search në iOS 9. Me sa duket aplikacionet më të njohura e kanë kuptuar rëndësinë dhe thjeshtësinë në përdorim të teknologjisë 3D Touch por dhe risive të tjera që sjell iOS 9 dhe nuk kanë vonuar të përshtaten me to.(PC World Albanian)

Aplikacioni Facebook në iOS është ndër të parët që shton mbështetjen për prekjen 3D
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)