Aplikacioni Facebook në Android mund të dërgojë akoma mesazhe pa nevojën e Messenger

Publikuar më: 28-06-2015

Facebook-Messenger

Facebook zbuloi një fakt shumë interesant javën e shkuar duke ofruar shërbimet e aplikacionit Messenger edhe për ata që nuk kanë një llogari të rrjetit social.

Ky njoftim mbërriti një vit pasi gjigandi i rrjetit social paralajmëroi përdoruesit se nuk do të lejonte më dërgimin e mesazheve vetëm përmes aplikacionit Messenger.

Por ekziston gjithashtu një marifet për të shmangur këtë përgjegjësi të re që u ka ngarkuar Facebook përdoruesve. Sipas rrjetit social ofrimi i shërbimeve përmes dy aplikacioneve ishte i rëndësishëm në mënyrë përfitimet të jenë të mëdha.

Messenger-sceenies

Fillimisht duhet të siguroheni që aplikacioni Messenger të mos jetë i instaluar. Hapni aplikacion kryesor të Facebook dhe pasi të keni klikuar seksionin e mesazheve do të merrni një njoftim si foton e paraqitur. Por nëse nuk keni hapësirë të mjaftueshme në telefon do të shikoni një mesazh gabimi ngjashëm në imazhin e paraqitur.

Bazuar në llogaritjet tona, një paisje Android duhet të ketë të paktën 500 MB hapësirë për të shkuar dhe instaluar aplikacionin Messenger. Prandaj nëse keni më pak se kaq, lehtësisht mund ti bëni bypass instalimit të Messenger. Duhet të keni parasysh se ky marifet nuk funksionon në iOS.

Screenshot-2015-06-26-17.48.00

Ju akoma do të vijoni të merrni njoftimin për instalimin e Messenger, por që të gjitha funksionalitetet e këtij aplikacioni do të mund ti gjeni në aplikacionin primar të Facebook. (PCWorld Albanian)

Aplikacioni Facebook në Android mund të dërgojë akoma mesazhe pa nevojën e Messenger
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)