Aplikacioni Facebook Messenger përmban një lojë të fshehtë basketbolli

Publikuar më: 21-03-2016

facebook-messenger-apps-100624452-large-100624574-galleryVersioni më i fundit i aplikacionit Facebook Messenger për iOS dhe Android përmban një lojë të thjeshtë por të fshehtë basketbolli. Kjo lojë sjellur nga rrjeti social në një farë mënyre vjen për ti thënë lamtumirë produktivitetit.

Çdo moment që shënoni pikë menjëherë do tu shfaqen disa karaktere në formën e emocioneve festive. Mjafton që tu dërgoni miqve një karakter emoji basketbolli dhe menjëherë do tu hapet video loja brenda aplikacionit Messenger. Thjesht u duhet të mbani gishtin mbi lojën pastaj të tërhiqni dhe të lëshoni topin në drejtimin e duhur.

fb-messenger-basketball-100651355-mediumNatyrisht që u duhet të keni të instaluar versionin më të fundit të Messenger. Por nuk është kjo lojë ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen tonë. Vitin e kaluar, pikërisht në muajin Maj, Facebook raportoi se po komunikonte me zhvilluesit për të integruar lojëra brenda aplikacionit Messenger. A ka mbërritur ky moment? (PCWorld Albanian)

Aplikacioni Facebook Messenger përmban një lojë të fshehtë basketbolli
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)