Aplikacioni dhe shërbimi Google Photos shënojnë 100 milion përdorues aktiv mujor

Publikuar më: 21-10-2015

Google-Photos-PhoneGoogle ditën e djeshme njoftoi se aplikacioni Google Photos ka arritur mbi 100 milion përdorues aktivë mujorë. Ky aplikacion debutoi në muajin Maj dhe ofron hapësirë falas pa limit për ruajtjen e fotove.

Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 15 milion anomacione dhe foto kolazhe janë ndërtuar përmes këtij aplikacioni njoftoi Google në një postim në blog. Më shumë se 3.7 petabajt foto janë ngarkuar online për tu ruajtur.

Por ky aplikacion nuk i afrohet aspak shërbimeve të tjera popullore të Google. Aplikacioni i kërkimit, Chrome, Youtube dhe Google Maps kanë më shumë se 1 miliard përdorues çdo muaj ndërsa Gmail më shumë se 900 milion. (PCWorld Albanian)

 

 

 

Aplikacioni dhe shërbimi Google Photos shënojnë 100 milion përdorues aktiv mujor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)