Lajmet

Aplikacioni Bing në Android dhe iOS adoptoi teknologjinë AMP në rezultatet e kërkimit

Sep 26 2016
0 Shpërndarje
Aplikacioni Bing në Android dhe iOS adoptoi teknologjinë AMP në rezultatet e kërkimit

cof

Javën e kaluar Microsoft njoftoi se aplikacioni Bing në Android dhe iOS do të mbështetë teknologjinë AMP (Accelerated Mobile Pages) në rezultatet e kërkimit. Kjo është hera e parë që një motor kërkimi përveç Google implementon këtë teknologji.

Microsoft filloi testimin e AMP gjatë muajit Maj, dhe falë teknologjisë në fjalë faqet hapen 80% më shpejt. Aktualisht aplikacioni Bing shfrytëzon teknologjinë AMP vetëm në disa rezultate kërkimi dhe kryesisht artikuj lajmesh të cilat do ti identifikoni falë pranisë së ikonës në formë vetëtime.

Në javët në vijim më shumë faqe do të përfitojnë nga AMP. Microsoft tha se teknologjia e re nuk shërben si një faktor përmirësues në radhitjen e Bing Search në mesin e motorëve të kërkimit.

Teknologjia AMP, e ngjashme me Facebook Instant Articles, është me burim të hapur ndërsa iniciativa e rrjetit social, jo. Kompani të tjera që kanë adoptuar AMP-në janë Disqus dhe eBay. (PCWorld Albanian)

Tags >

AMP
Lajmet e fundit>