Aplikacioni AppComparison dëshiron të bindë përdoruesit të kalojnë nga Android në Windows Phone

Publikuar më: 24-11-2015

microsoft-lumia-950-appsËshtë e vërtetë se platforma Windows Phone(tani Windows 10 Mobile) nuk ka aq aplikacione sa rivalët e Android dhe iOS. Por mbase ngërçi i vërtetë qëndron tek përceptimi i këtij defiçiti.

Microsoft ka ndier nevojën që të adresojë këtë problematike me një aplikacion të ri quajtur AppComparison. I disponueshëm në Play Store që nga dita e Hënë, aplikacion përpiqet të gjejë ekuivalentët e disa prej aplikacioneve më popullore të Android në Windows Phone.

Natyrisht që çështja i përket e gjitha përdoruesve nëse i pëlqejnë ekuivalentët ose jo. Shqetësimi më i madh i Microsoft është mungesa e aplikacioneve popullore të Google. Më rastin e shfletuesit Chrome, Appcomparison sugjeron shfletuesin UC Browser i cili nuk mund të jetë kurrë më i mirë se alternativa e Google. Por me Google Drive si do ja bëjë?

OneDrive është një alernativë e mirë por braktisja e shërbimeve të Google do të thotë të braktisësh Android-in. Dhe për këtë konsumatorët duhet të mendohen dyherë. (PCWorld Albanian)

Aplikacioni AppComparison dëshiron të bindë përdoruesit të kalojnë nga Android në Windows Phone
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)