Aplikacioni ’100 vjet shtet’ për Android

Publikuar më: 13-09-2012
Share
Aplikacioni ’100 vjet shtet’ për Android

Gjersa po afrohet 28 nëntori që pritet të shënojë përvjetorin e njëqind të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, aktivitete të ndryshme po shënohen nëpër trojet shqiptare, ndërsa nuk mungojnë gjërat as prej industrisë kreative.

Në Google Play (tregun e Androidit) është shfaqur një aplikacion për Android për nder të 100 Vjetorit të Pavarësisë, i punuar nga Ilir Morina ose i njohur ndryshe me nofkën om3trix të cilën e përdor në treg.

Përshkrimi

Aplikacioni për sistemin operativ Android "100 VJET SHTET" është punuar për nder të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ka për qëllim që të ofrojë njohuritë e shpejta e të shkurtra për rrjedhën e ngjarjeve nga viti 1912 - 2012, si dhe rubrika të tjera interesante.

Aplikacioni është i organizuar në formë enciklopedie, që ka të dhëna të shumta bazë për t’u lexuar. Pas klikimit për të startuar aplikacionin, ai fillon me Himnin kombëtar, ku simulohet edhe ngritja e flamurit.

Pas përfundimit të Himnit shfaqet menuja kryesore, nga e cila përdoruesi mund të drejtohet në gjashtë menu të tjera.

Menuja e parë dhe kryesorja përmban delegatët e Kuvendit të Pavarësisë, ku ofrohet mundësia që ata të gjenden sipas rendit alfabetik apo rendit të përfaqësimit regjional. Duke e zgjedhur këtë menu dhe delegatët, jepen të dhënat biografike për ta, së bashku me fotografitë.

Menuja e dytë është Deklarata e Pavarësisë, ku përdoruesi mund të shohë kopjen e deklaratës si dhe mund ta dëgjojë leximin e saj (fragment i marrë nga filmi "Nëntori i Dytë"). E renditur si e treta menu, është Kabineti Qeveritar i vitit të Qeverisë së Vlorës - 1912, e në të cilën gjendet i tërë kabineti me biografitë e tyre.

Menunë e Himnit Kombëtar, përdoruesi mund të lexojë dhe dëgjojë himnin, si dhe mund ta gjejë një historik të Himnit.

Menuja më e begatë sasiore është ajo ku përfaqësohen ngjarjet kronologjike të historisë së trojeve shqiptare në 100 vjetët e shtetit shqiptar. Dhe menuja e fundit është Foto Galeria, e cila ilustron një ngjarje të vitit përkatës me një foto përfaqësuese.

Aplikacioni natyrisht është falas dhe mund të shkarkohet në Google Play. (PCWorld Albanian)

Share
Aplikacioni ’100 vjet shtet’ për Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

3 Responses to Aplikacioni ’100 vjet shtet’ për Android

  1. Dukagjin Maloku says:

    Pune e madhe kjo dhe per t'u shperblyer edhe nga shteti Shqiptar!
    Per pak min. po meson shum histori rreth shteti Shqiptar dhe te gjitha ata qe kontribuan qe te kemi 100 Vjet Shtet!
    Urime per punen e palodhshme edhe me aplikacionet tjera.

  2. Behar Syla says:

    E pergezoj Ilirin ka bere nje pune te shkelqyer.

  3. Agli Panci says:

    Designi le shume per te deshiruar dhe nuk eshte responsive per te funksionuar dhe ne tableta. Tipografia gjihashtu nuk eshte zgjedhur si duhet. Gjithesi pergezime per iniciativen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>