Aplikacionet Microsoft Office dhe Skype do të integrohen në tabletët e rinj Android të Sony dhe LG

Publikuar më: 27-05-2015

2013-10-24_02-55-11-1.0Sony dhe LG do të fillojnë të shesin tabletat e tyre Android me disa nga aplikacionet kryesore të Microsoft të parainstaluara ku përfshihen Word, Excel, PowerPoint, Skype, OneNote dhe OneDrive. Ky mdryshim i jep shërbimeve të Microsoft një pozicion të rëndësishëm në treg. Këto aplikacione do të mbërrijnë në duart e përdoruesve të tabletave Android pa qënë nevoja për tu shkarkuar. Microsoft e ka kuptuar rëndësinë e aplikacioneve të produktivitetit, komunikimit dhe shërbimeve cloud ndaj ka vendosur këtë marrëveshje me kompanitë LG dhe Sony.

Përkrah këtij lajmi, ditën e djeshme Microsoft prezantoi 18 partnerë të rinj ku përfshihen Haier dhe disa kompani të vogla prodhimi. Bashkpunimet e reja e rrisin numrin e partnerëve të Microsoft në 31 të tillë. Më përpara Microsoft nënshkroi marrëveshje me Samsung, Dell dhe Pegatron për të sjellë aplikacionet e tij të parainstaluara në tabletat e këtyre markave. Një sërë aplikacionesh të Microsoft, erdhën të parainstaluara dhe në smartfonin Galaxy S6 të Samsung. Marrëveshja e bashkpunimit midis këtyre kompanive dhe Microsoft nuk është detajuar por sipas Microsoft marrëveshjet do të përbëjnë një faktor pozitiv në rritjen e të ardhurave të kompanive.

LG supozohet të sjellë këto aplikacione në një tabletë të re që do të lancojë së shpejti, ndërkohë që Sony ka premtuar ti shtojë ato në tabletin Z4 i cili do të debutojë në muajt në vijim. E gjitha kjo tregon se Microsoft po përpiqet fuqishëm të rrisë audiencën e aplikacioneve dhe shërbimeve të saj dhe në platformat rivale. Një rritje e numrit të përdoruesve sigurisht që përkthehet në një rritje të ardhurash ndaj dhe Microsoft është duke e aplikuar gjerësisht këtë strategji. (PC World Albanian)

Aplikacionet Microsoft Office dhe Skype do të integrohen në tabletët e rinj Android të Sony dhe LG
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)