Aplikacionet Google Docs, Sheets dhe Slides do të ruajnë dokumentet offline në Android dhe iOS

Publikuar më: 24-05-2016

google-docs-android-100575284-largeNjë përditësim i dërguar nga Google ditën e sotme në suitën e aplikacioneve të produktivitetit do të ruajë automatikisht dokumentet tuaja offline. Google bëri të ditur se falë përditësimit në Docs, Sheets dhe Slides, skedarët e hapur së fundi do të sinkronizohen automatikisht që do të thotë se mund të qaseni në to edhe kur nuk keni një lidhje interneti aktive.

docs-offline-android-100662684-mediumDokumentet e hapura së fundi do të ruhen në paisjen e përdoruesve kështu nuk keni pse të shpenzoni kohë duke përzgjedhur ato që doni ti ruani offline. Nëse keni memorje të pakët lirshëm ose doni ta menaxhoni vetë ju këtë funksion mjafton ta fikni atë.

Përditësimi është i disponueshëm në aplikacionet Google Docs, Sheets dhe Slider në dy platformat popullore, Android dhe iOS. Kjo risi siguron se përdoruesit nuk do të ngelen asnjëherë pa një informacion të nevojshëm dhe në të ardhmen kur aplikacionet Android të mbërrijnë në Chromebook, përfitimet do të jenë akoma më të mëdha. (PCWorld Albanian)

Aplikacionet Google Docs, Sheets dhe Slides do të ruajnë dokumentet offline në Android dhe iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)