Lajmet

Aplikacionet e menjëhershme Android funksionojnë pa qenë nevoja të instalohen

May 19 2016
0 Shpërndarje
Aplikacionet e menjëhershme Android funksionojnë pa qenë nevoja të instalohen

android_logo-930x488Uebfaqet mobile në të shumtën e rasteve janë më të dobishëm sesa homologët desktop kur navigoni nga telefoni juaj por në të njëjtën kohë kanë mangësi në funksionalitete krahasuar me desktopët. Aplikacionet e zgjidhin këtë problem por vetëm për ata që kanë kohë dhe bandwidth për ti instaluar kurdo që kanë nevojë.

Aplikacionet e menjëhershme Android, të cilat praktikisht duhet të jenë të disponueshme duke filluar që me versionin 4.2 të platformës përmes një përditësimi të Google Play Services janë dizenjuar për të mbyllur këtë hendek.

Do të ofrojnë një eksperiencë të pasur falë kombinimit të komoditetit që përmbajnë aplikacionet Android shoqëruar një konsum më i ulët i të dhënave mobile dhe memorjes së brendshme të paisjes. Në momentin që përdoruesit klikojnë mbi një URL të një aplikacioni të menjëhershëm, automatikisht do të drejtohen tek një aplikacion i cili funksion pa qenë nevoja të instalohet.bh_android_instant_app

Zhvilluesit të cilët duan të ofrojnë të tilla aplikacione duhet ti përshtatin në mënyrë që të mos kërkohet instalimi i plotë i tyre vetëm për të shfrytëzuar disa funksione të tij. Megjithatë zhvilluesit kanë të drejtë të inkurajojnë përdoruesit për instalimin e plotë të aplikacionit duke ofruar lidhjet.

Në një farë mënyrë, aplikacionet e menjëhershme janë një evolim i “App Links”, një risi kjo e cila bënte të mundur hapjen e lidhjeve me anë të aplikacioneve përkatëse Android të instaluara. Për shembull nëse klikoni një lidhje që të drejton tek Pinterest, do ju çojë në aplikacionin Android të Pinterest dhe jo uebfaqen me anë të shfletuesit mobil.

Përshtatja e aplikacioneve të tilla nga zhvilluesit mund të rezultojë problematik në varësi të aplikacioneve siç janë lojërat. Në këtë moment, disponueshmëria e aplikacioneve të menjëhershme për përdoruesit por edhe zhvilluesit ngelet e paqartë. Google si gjithnjë shprehet me terma përgjithësues: nga fundi i vitit. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>