Aplikacionet desktop Win32 do të “pushtojnë” dyqanin e aplikacioneve Windows Store

Publikuar më: 15-09-2016

id-2956945-dsc_0026-100600836-largeFalë një përditësimi dërguar nga Microsoft ditën e Mërkure, zhvilluesit kanë mundësi të publikojnë aplikacionet e tyre Win32 në Windows 10 App Store.

Kjo lëvizje e quajtur Projekti Centennial, falë të cilit zhvilluesit mund të konvertojnë aplikacionet Win32 në aplikacione universale për Windows, do ti lejojë ti shesin shërbimet dhe produktet e tyre në Windows Store.

Aplikacionet e para të këtij lloji do të mbërrijnë në ditët në vijim dhe zhvilluesit mund të paraqesin aplikacionet e tyre për publikim që në këtë moment. Duke e bërë më të lehtë për zhvilluesit të portojnë aplikacionet në Windows Store Microsoft ka hapur udhë dyqanit të aplikacioneve drejt një katalogu të larmishëm softueri.

Janë të shumta kompanitë të cilat kanë vendosur të përqafojnë Projektin Centennial ku mund të përmendim aplikacionin e shquar të produktivitetit Evernote. Ky i fundit ofron një aplikacion për Windows 10 por pa veçoritë e homologut në desktop.

Në momentin kur Microsoft ofroi detajet e Projektit Centennial nuk ngurroi të thoshte me krenari se numërohen 16 milion aplikacione Win32. (PCWorld Albanian)

Aplikacionet desktop Win32 do të “pushtojnë” dyqanin e aplikacioneve Windows Store
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)