AOMEI Image Deploy është një softuer klonimi dhe vendosjeje të imazheve Windows

Publikuar më: 24-10-2016

aomei-image-deployAOMEI Image Deploy është një softuer klonimi dhe vendosjeje të imazheve Windows që mund të përdorte për të shpërndarë imazhe nëpër një rrjet kompjuterësh.  Të vendosësh imazhe në shumë pajisje  në një rrjet kompjuterësh mund të jetë një punë e lodhshme, veçanërisht nëse bëhet gabim.

Ndërkohë që ju mund të vendosni imazhe apo të ripërtërimi kompjuterë një nga një duke përdorur një CD apo një USB, është shumë më produktive që këto veprime të kryhen vetë gjatë kohës kur nuk janë në përdorim.

Funksionaliteti kryesor i softuerit të ri Image Deploy të AOMEI është se mund të përdoret për të vendosur (ripërtërirë dhe klonuar operacionet e mbështetur) në shumë pajisje Windows në një rrjet lokal  edhe nëse ato nuk kanë të njëjtin harduer.  Mbani në mendje se kjo funksionon vetëm në bashkëpunim me softuerin e kompanisë AOMEI Backupper.

AOMEI Image Deploy

Programi vjen në versionin falas dhe në versionin e paguar. Ndryshimi kryesor mes të dyve është se juve ju duhet versionin “Technician” nëse planifikoni ta përdorni në kontekst biznesi. Gjithashtu, versioni Technician mbështet ripërtëritje universale, dhe opsione për të paravendosur adresat IP të klientëve. Edhe e fundit por jo me më pak rëndësi, mbështet shpërndarjen në një numër të palimituar pajisjesh Windows Server ndërkohë që versioni falas ka një limit prej 20 pajisjesh. Të dy mbështesin një numër të palimituar të PC me Windows klient.

Kur hapni programin për herë të parë juve ju kërkohet të krijoni një imazh ISO WinPE që përdoret për ti bërë boot një kompjuteri. Ju mund ta lini programin që ta krijojë për ju, ose mund ta krijoni manualisht. Nëse planifikoni që të shtoni drivera të tjerë në imazh, atëherë ju duhet të zgjidhni opsionin manual.

I vetmi opsion tjetër në faqen e konfiguracionit  është të aktivizohet  DHCP. Kjo nevojitet vetëm nëse nuk ka server DHCP të gatshëm .

Ju mund të merrni një error në këtë pikë që thotë që ADK për Windows nuk është instaluar. ADK është Windows Assessment and Deployment Kit nga Microsoft. Ato janë një koleksion mjetesh për modifikimin, vlerësimin dhe shpërndarjes e sistemeve operative Windows. Kini në mendje se ky  program ka një madhësi prej disa gigabajt. (PCWorld Albanian)

AOMEI Image Deploy është një softuer klonimi dhe vendosjeje të imazheve Windows
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)