Lajmet

Anonymous kërkon nga autoritetet franceze lirimin e Ramush Haradinajt

Jan 9 2017
0 Shpërndarje
Pas kërcënimit të hapur ndaj qeverisë Shqiptare, grupi i shquar i hakerave Anonymous është rikthyer me një tjetër video mesazh 96 sekondësh ku paralajmëron autoritetet franceze pas arrestimit të politikanit të njohur shqiptar të Kosovës, Ramush Harandinaj. Anonymous kërkon nga autoritetet franceze lirimin e Ramush Haradinajt

Një muaj më parë grupi i dërgon një mesazh autoriteteve shqiptare përmes një videoje të publikuar në Youtube me titull “Anonymous – Një mesazh për Qeverinë Shqiptare.”

Video mesazhi më i fundit fillon me fjalët: “Ne jemi tepër te zhgënjyer me veprimin tuaj , pasi keni ndalur dhe arrestuar Ramush Haradinaj , një nga kontribuesit dhe heronjtë për clirimin e Kosovës nga forcat serbe.2

Përsëri vërtetësia e video nëse vjen më të vërtetë nga Anonymous ngelet një engimë. Bëhet fjalë për të njëjtin kanal i cili ka publikuar edhe mesazhin për qeverinë Shqiptare.

Grupi i hakerave Anonymous mori famën nga sulmet DDoS të realizuara ndaj uebsajteve të qeverive të vendeve, organizatave fetare dhe korporatave. Grupi besohet të jetë themeluar në 2003. Gjer më sot janë arrestuar qindra mijëra anëtarë të lidhur me grupin e hakerave në SHBA, Britani, Australi, Hollandë, Spanjë, Indi dhe Turqi.

Ky kanal në Youtube e ka çuar në tre numrin e videoeve të publikuara të cilat lidhen me aktualitetin shqiptar. E para është publikuar në Maj të 2016-tës me titull “Kosova nuk është Serbi.”

Mesazhi i plotë i videos:

“Përshëndetje zyrtarët e qeverisë së Francës

Ne jemi Anonymous Albania

Ne jemi tepër te zhgënjyer me veprimin tuaj , pasi keni ndalur dhe arrestuar Ramush Haradinaj , një nga kontribuesit dhe heronjtë për clirimin e Kosovës nga forcat serbe.

Kosova është një shtet i pavarur, nuk është pjesë e Serbise. Akuzat e rreme nga Beogradi për ndalimin e Haradinaj, po cënojne marrëdheniet e Kosovës me Europën dhe rrezikohet një luftë në Ballkan.

Ju nuk duhet të luani me ne.

Ai nuk duhet të ekstradohet në Serbi , nëqoftëse ju e bëni këtë, jeni në luftë me ne dhe shqiptarët.

Ne nuk do të lançojmë një operacion ndaj jush por jeni të paralajmëruar dhe në mbikëqyrjen tonë. Protestat do të vazhdojnë deri në lirimin e Ramush Haradinajt.

Ne jemi Anonymous Albania

Ne nuk falim

Ne nuk harrojmë

Na Prisni” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>