Ankthi vijon ndërsa një tjetër Galaxy Note 7 i zëvendësuar shpërthen gjatë një fluturimi ajror

Publikuar më: 06-10-2016

img_0181-800x534Shpërthimet e baterive të Galaxy Note 7-tës nuk kanë të mbaruar. Sipas një raporti nga The Verge, udhëtarët e një fluturimi të Southwest Airlines në Shtetet e Bashkuara u evakuan në momentin që telefoni Samsung i një udhëtari mori flakë në xhepin e tij.

Dhe për ta përkeqësuar situatën, telefoni nuk ishte prej modeleve që supozohen të jenë problematike. Ishte një model i ri i zëvendësuar nga operatori AT&T vetëm një javë më parë.

Aeroplani ishte akoma tek porta kur u përfshi nga flakët dhe të gjithë pasagjerët u evakuan pa asnjë dëmtim. Ky rast i bashkohet atyre të iPhone 7 dhe iPhone 6 Plus të cilët shpërthyen në flakë gjatë javës. Por rasti i Samsung nuk është thjesht një ngjarje sporadike sepse kemi të bëjmë me një tërheqje nga tregu të 2.5 milion njësive.

Pasagjeri tha se e kishte blerë telefonin e ri më 21 Shtator. (PCWorld Albanian)

Ankthi vijon ndërsa një tjetër Galaxy Note 7 i zëvendësuar shpërthen gjatë një fluturimi ajror
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)