Android Wear mbërrin në platformën iOS! Google sjell aplikacionin e integrimit

Publikuar më: 31-08-2015

iphone-and-android-wearHuawei na dha indikacionin e parë mbi një integrim të mundshëm mes sistemit operativ të orëve inteligjente të Android Wear dhe pajisjeve të platformës iOS. Tanimë ardhja e Android Wear në iOS është zyrtare. Ditën e sotme kompania Google lançoi aplikacionin për iOS i cili bën të mundur integrimin me pajijset mobile të Apple.

Për të lidhur iPhone-in apo iPad-in me një orë Android Wear, është i nevojshëm një sistem operativ iOS 8.2 ose më i ri, gjithashtu ju themi se integrimi mund të ndodhë vetëm në smartfonët e linjës 5 dhe 6 të iPhone. Në momentin e lançimit të aplikacionit shoqërues, ofrohet mbështetje vetëm për orën inteligjente LG Watch Urbane por dhe integrimi me orët Huawei, Motorola apo Asus do të vijë së shpejti.

Sigurisht që pajisja primare e cila do të ofrojë një eksperiencë të plotë përdoruesve të iOS është Apple Watch. Mësohet se për shkak të kufizimeve në softuer, Android Wear për iOS nuk do të bëjë të mundur ofrimin e aplikacioneve të palës së tretë në Google Play Store. Funksionalitetet që Android Wear sjell në iOS janë njoftimet apo të dhënat mbi fitnesin dhe aplikacionet Gmail, Google Calendar, Google Now, Google Fit, Translate, Weather, Alarm dhe Agenda. Për ti aksesuar këto aplikacione përdoruesit mund të përdorim gjestet, të ndryshojnë stilin e ndërfaqes apo të kryejnë kërkime zanore.

Google ka bërë me të vërtetë diçka shumë të mirë por duhet të pranojmë se eksperiencën e pasur dhe disponibilitetin e aplikacioneve, përdoruesve të iOS ua ofron vetëm Apple Watch. Jemi ende herët për të përcaktuar nëse ky integrim me iOS do të rrisë numrin e orëve inteligjente me sistem operativ iOS në treg. A mendoni se do ta lejojë Apple Watch këtë gjë?! (PC World Albanian)

Android Wear mbërrin në platformën iOS! Google sjell aplikacionin e integrimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)