Android vijon të dominojë shitjet e telefonëve inteligjentë

Publikuar më: 15-06-2016

android_logo-930x488Falë rritjes së blerësve të rinj të telefonëve inteligjent, Android po zgjerohet në ato tregje ku Apple iOS ka qenë lider për një kohë të gjatë. Ky ishte konkluzioni i arritur nga Kantar Worldpanel në raportin më të fundit të tregut të telefonëve inteligjent.

Sipas Kantar, tre mujori i parë i 2016-tës tregoi dominimin e Android në Europë me 76 % të tregut, një rritje me 5.8 % krahasuar me një vit më parë ku gjendej në kuton 70.2 %.

Ndërkaq në SHBA Android përfaqësonte 67.6 % të blerjeve të telefonëve inteligjente, një rritje me 5.1 % krahasuar me vitin e kaluar. iOS shënoi rënie nga 33.2 % në 30.7 % në po të njëjtën periudhë.

Dhe Kina, zona me popullsinë më të lartë në botë, telefonët Android përbëjnë 78.8 % të shitjeve. Pjesa e tregut të iOS ra nga 25.2 % në 2015-tën në 20.1 % në fillim të 2016-tës. Kantar gjithashtu vuri në dukje dy trende: I pari është tranzicioni nga telefonët e thjeshtë në telefonët inteligjent kryesisht në Azi dhe i dyti tregonte se 91.4 % të blerësve të një telefoni Android kishin qenë më parë përdorues të një telefoni të tillë. (PCWorld Albanian)

Android vijon të dominojë shitjet e telefonëve inteligjentë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)