Android One vjen në Europë me BQ Aquaris 4.5. Android 5.1.1 dhe 4G LTE për 170 Euro

Publikuar më: 21-09-2015

BQ-Aquaris-A45Pas debutimit në Azi dhe Afrikë, Google do të zgjerojë programin Android One edhe në Europë.

Spanja dhe Portugalia janë vendet e para të cilat do të përfitojnë nga pajisjet celulare me kosto të ulët të Google të cilët do të përdorin versionin më të fundit Android. Smartfoni i parë është BQ Aquaris A4.5, me ekran me 540×960 pixel dhe sistem operativ Android 5.1.1. Fuqizohet nga një proçesor katër bërthamësh me frekuencë 1GHz. Në bord gjenden 1GB RAM dhe 16 GB storage si dhe mbështetje për kartat microSD me kapacitet deri në 64 GB. Kamera e pasme është 8-megapixel ndërsa kamera të përparme 5-megapixel. BQ Aquaris A4.5 do të dalë në shitje me një çmim prej €169.90 ($195) në Spanjë and €179.90 ($205) në Portugali. Telefoni ofron mbështetje për 4G LTE dhe ka një bateri prej 2470 mAh. Që nga muaji Maj është i disponueshëm në Turqi.

Android One nuk ka njohur suksese që prej lançimit në Indi gjatë vitit të kaluar si pasojë e zgjedhjeve të pakta në partneritet me prodhuesit lokal të smartfonëve. Ndërsa BQ Aquaris 4.5 është smartfoni i parë që Caonical zgjodhi për të sjellë platformën mobile Ubuntu.(PCWorld Albanian)

Android One vjen në Europë me BQ Aquaris 4.5. Android 5.1.1 dhe 4G LTE për 170 Euro
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)