Android N: Google zbuloi sistemin operativ të ardhshëm

Publikuar më: 10-03-2016

1805Google zgjodhi ditën e sotme për të publikuar një ndërtim paraprak të versionit të ardhshëm të sistemit operativ mobil, Android N. Disa nga premtimet e Google me këtë version janë jetëgjatë më e lartë baterie, njoftime më të koordinuara dhe puna me dy aplikacione njëherazi në ekran.

Zakonisht ka qenë konferenca e zhvilluesve Google I/O e cila mbahet në fund të muajit Maj ajo që ka sjellur ndërtimet paraprake të çdo versioni të ri. Kjo bëhej me qëllim që zhvilluesit të testojnë aplikacionet e tyre për të përfituar nga avantazhet dhe risitë e reja që ofron çdo version madhor.

Shefi i Android, Hiroshi Lockheimer u shpreh: “Më herët se asnjëherë dhe këtë e kemi bërë që të grumbullojmë më shumë reagime të përdoruesve. Duam të dimë më shumë për ju dhe tua dedikojmë platformën juve.”1494Dritare të shumëfishta

Mbase ndryshimi më i rëndësishëm i këtij versioni do të jetë përdorimi i disa aplikacioneve njëherazi në ekran. Edhe kjo është diçka që Samsung dhe prodhues të tjerë kanë vite që e kanë implementuar, vetëm me Android N ky funksionalitet do të jetë i integruar.

Aplikacionet mund të ndajnë ekranin përgjysmë si në rrafshin horizontal ashtu dhe vertikal. Ky funksionalitet fillimisht u prezantua në Windows 8 në 2012 ndërsa iOS 9 e sollin vitin e shkuar.

Njoftimet

Android N do të sjellë mundësinë për të grupuar njoftimet e një aplikacioni të caktuar. Disa aplikacione e kanë vërë në jetë këtë siç është rast i Gmail.

Funksionaliteti i rikthimit të shpejtë të përgjigjes i disponueshëm në aplikacionet Hangouts dhe Messenger do të jetë një standart në Android duke bërë të mundur për përdoruesit të përgjigjen një mesazhi nga qendra e njoftimeve pa qenë nevoja të hapin aplikacionin.

2560Jetëgjatësi baterie shtesë

Android 6.0 Marshmallow ka bërë hapa të mëdhenj në drejtim të efikasitetit të baterisë përmes funksionalitetit Doze.

Doze vendoste telefonin ose tabletin Android në një gjendje konsumi të ulët energjie përsa kohë paisja gjendej mbi një hapësirë të rrafshët. Kjo do të thotë se nëse telefoni nuk përdorej dhe qëndronte mbi tavolinë, jetëgjatësia e baterisë do të kishte impakt të lartë.

Android N premton të zgjerojë këtë funksionalitet duke e aplikuar edhe kur ekrani është i fikur.

2560 (1)Android më i shpejtë

Android N do të sjellë një ambjent të ri Java i cili vë në funksion aplikacionet Android. Është më i shpejtë dhe më efikas që do të thotë se aplikacionet instalohen dhe përditësohen më shpejtë. Madje do të reduktojë edhe kohën e shpenzuar për përditësimet Android.

Projekti Svelte me të cilin Google po punon prej disa muajsh premton pikërisht reduktimin e madhësisë dhe “peshës” në performancë të sistemit operativ. (PCWorld Albanian)

Android N: Google zbuloi sistemin operativ të ardhshëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)