A do të jetë Android Nutella versioni i ardhshëm i platformës mobile më popullore në planet?

Publikuar më: 18-12-2015

nutella-100634146-largeA e dinit se emërtimi i çdo versioni të ri të platformës Android bazohet në një rend alfabetik? Duke filluar me versionin e parë Android 1.5 Cupcake, Google ka emërtuar versionet e reja të platformës sipas rendit alfabetik: D, E, F, G, H, I, J, K, L, M dhe tani e ka radhën Android N.

Më specfikisht bëhet fjalë për versionet: Donut (Android 1.6), Eclair (2.0), Froyo (2.2), Gingerbread (2.3), Honeycomb (3.0), Ice Cream Sandwich (4.0), Jelly Bean (4.1), KitKat (4.4), Lollipop (5.0), dhe i fundit ishte Marshmallow (6.0).

Ditën e sotme, disa media shkruanin se shefi ekzekutiv i kompanisë Sundar Pichai, emërtimin e Android 7.0 do e lërë në duart e përdoruesve të internetit, një prozim i cili mendohet të jetë shtruar nga vetë ai gjatë prezantimit në një forum rinor në Indi. Si? E thjeshtë, përmes një ankete online.

Që nga 2009, emërtimet e Android vinin ose nga shkretëtirat ose nga embëlsirat. Por si të titullohet Android N? Mos do të jetë Android Nutella? Apo Android Nestle? Nëse do të ketë një anketë, ne do ju vëmë në dijeni. (PCWorld Albanian)

A do të jetë Android Nutella versioni i ardhshëm i platformës mobile më popullore në planet?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)