Android më i përdorur se të gjitha sistemet e tjera bashkë

Publikuar më: 15-07-2012
Android më i përdorur se të gjitha sistemet e tjera bashkë

Sipas një raporti të ri nga Nielsen, Android ka një prani më të madhe në treg në Shtetet e Bashkuara se sa të gjitha sistemet operative të kombinuara së bashku.

Hulumtimi i bërë nga Nielsen tregon që 51.8 për qind e poseduesve të smartfonëve në Shtetet e Bashkuara përdorin një telefon që funksionon me sistemin Android. iOS i Apple ka 34.3 për qind të tregut dhe pjesa tjetër përbëhet nga 8.1 për qind e BlackBerry të RIM dhe platformave Windows Phone 7 dhe Windows Mobile i Microsoft me 4.3 për qind.

Sistemet Symbian dhe Palm kanë së bashku më pak se 1 për qind të tregut: 0.9 për qind, respektivisht 0.6 për qind.

Këto shifra janë në një vijë me raportin nga comScore, që tha se Android kishte marrë 50 për qind të tregut në muajin shkurt të vitit 2012.

Numrat nga Nielsen nga blerjet e fundit të smartfonëve (gjatë tre muajve të fundit), kanë paraqitur një pamje edhe më të kthjelltë për Android dhe iOS, ku pjesët e tregut që këto kanë marrë kalojnë në 54.6 për qind, respektivisht 36.3 për qind.

Duke shikuar më thellë në këta numra mund të vërehet kryesimi i tregut nga ndërmarrja Apple, pasiqë deri më tani është prodhuesi më i madh me 34.3 për qind të tregut. Samsung është në vendin e dytë me 17 për qind, duke pasur më pas HTC, Motorola dhe RIM. Është interesante të thuhet që mbi të gjitha, Nokia është kushtëzuar nga Samsung dhe HTC kur bëhet fjalë për pajisjet që përdorin Windows 7.

Do të shohim në të ardhmen se si do të ndryshonjë këta numra me paraqitjen e pajisjeve të rëndësishme të cilat pritet ta godasin tregun: Galaxy S III i Samsung dhe iPhone i ardhshëm nga Apple, që priten të lëshohen gjatë vjeshtës së këtij viti. (PCWorld Albanian)

Android më i përdorur se të gjitha sistemet e tjera bashkë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)