Android Marshmallow po vjen në Nexus 5 dhe 6 më 5 Tetor

Publikuar më: 25-09-2015

CMoFbVuUwAEfXhONdërsa jemi në dijeni për mbërritjen e gjeneratës së re të telefonëve Nexus të cilët do të debutojnë në evenimentin e 29 Shtatorit, ngelet e paqartë se kur Android M do të fillonte në dërgohej në telefonët ekzistues.

Një operator mobil kanadez zbuloi se Android Marshmallow do të dërgohet në smartfonët Nexus 5 dhe 6 në datën 5 Tetor.

Sa i përket smartfonëve të rinj Nexus, ndërtuar nga LG dhe Huawei, do të kenë që të dy Android Marshmallow të parainstaluar. Më shumë lidhur me smartfonët e rinj Nexus që pritet të zyrtarizohen mund ti gjeni në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Android Marshmallow po vjen në Nexus 5 dhe 6 më 5 Tetor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)