Marshmallow 6.0 në 15% të paisjeve Android 10 muaj nga zyrtarizimi

Publikuar më: 03-08-2016

android_m_marshmallow-930x515Android Nougat mund të jetë shumë pranë debutimit por aktualisht të gjithë i kanë sytë nga Marshmallow i cili po rritet me ngadalësi. Pasi u deshën plot 4 muaj për të shënuar 1% adoptim dhe 8 muaj 10% adoptim, versioni më i fundit i Android shpenzoi edhe dy muaj të tjetër për të kapërcyer në 15% sipas të dhënave publikuar nga Google.

Android Marshmallow u rrit me 1.9% për të arritur në 15.2% por i ngelur në vendin e katërt. Zakonisht duhet një vit që versioni më i fundit i Android të bëhet më popullori dhe kjo histori nuk ka për të ndryshuar me Marshmallow.

android_adoption_august_2016

Ja disa prej ndryshimeve përgjatë periudhës Korrik-Gusht:

  • Android Marshmallow 6.0: rritje me 1.9 % në 15.2 %
  • Android Lollipop 5.0/5.1: rritje me 0.4% në 35.5 %
  • Android KitKat 4.4: rënie me 0.9% në 29.2 %
  • Android Jelly Bean 4.1/4.2/4.3: rënie me 1.1 % në 16.7 %
  • Android Ice Cream Sandwich: rënie me 0.1% në 1.6%
  • Android 2.3 Gingerbread: rënie me 0.2% në 1.7%
  • Android 2.2 Froyo: i pandryshueshëm 0.1%

android_adoption_july_2016

Të dhënat e Google janë vetëm për versionet e mbështetura të Android me qasje në PlayStore. E thënë ndryshe Android 2.2 dhe më pak, linja Amazon Fire dhe telefonët e tabletët Android Kinë nuk janë pjesë e statistikave. (PCWorld Albanian)

Marshmallow 6.0 në 15% të paisjeve Android 10 muaj nga zyrtarizimi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)