Android Marshmallow mbërrin në Nexus 5, 6, 7, 9 dhe Nexus Player

Publikuar më: 06-10-2015

android_m_lead-100587774-origAndroid Marshmallow është gati për të gjithë përdoruesit e telefonëve dhe tabletëve Nexus. Skedarët mund ti shkarkoni që tani për modelet Nexus 5, 6, 7(Wi-Fi dhe LTE), 9 dhe Nexus Player.

Nëse nuk jeni të qartë për mënyrën e instalimit të versionit më të fundit Android përmes kompjuterit atëherë ju ngelet veç të prisni gjersa të mbërrijë në telefonin tuaj. Besojmë se e gjitha kjo nuk do të zgjasë më shumë sesa 2-3 javë.

Impakti: Ky artikull është edhe arseyja pse duhet të zgjidhni telefonët Nexus. Versionet më të fundit të Android fillimisht mbërrijnë në linjën Nexus të produkteve ndërtuar nga Google. Por edhe prodhues të tjerë si Samsung, LG dhe të tjerë kanë përmirësuar afatet kur bëhet fjalë për përditësimet në Android. Ditën e djeshme publikuam një listë të telefonëve Android që do të marrin Android Marshmallow.

Gjithësesi u duhet të prisni javë madje edhe muaj përpara se Marshmallow të mbërrijë në telefonin tuaj. Aktualisht vetëm dy telefonë kanë të instaluar Marshmallow dhe ato janë Nexus 6P dhe Nexus 5X prezantuar nga Google javën e shkuar. (PCWorld Albanian)

Android Marshmallow mbërrin në Nexus 5, 6, 7, 9 dhe Nexus Player
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)