Android Marshmallow 6.0 zbarkon në telefonët BlackBerry Priv

Publikuar më: 26-04-2016

Priv_Angle11-930x527BlackBerry prezantoi ditën e sotme versionin më të fundit të platformës Android për telefonin e vetëm të këtij lloji, BlackBerry Priv. Android Marshmallow me madhësi prej 1,111.4 MB po pret të shkarkohet në të gjithë modelet BlackBerry Priv.

Kompania kanadeze bëri të ditur se çdo telefon BlackBerry Priv i blerë që nga dita e sotme do të jetë i pasiur me Android Marshmallow. Në ditët e para të muajit Prill BlackBerry ofroi për përdoruesit versionin e parë beta të sistemit operativ. Mjaftuan vetëm tre javë të të mbërrinte version zyrtar i Marshmallow për Priv.

Po çfarë sjell ky përditësim madhor në telefonët Priv? DTEK tani e tutje ofron më tepër qasje në ato çfarë shpërndani dhe kohën kur doni ti shpërndani. Tastiera virtuale BlackBerry sjell mbi 200 karaktere të reja të shprehjes së emocioneve.

Statusti i heshtur i thirrjeve do të shfaqet në ndërfaqen e kyçjes së telefonit. BlackBerry Hub do të paraqesë njoftime nga aplikacionet e rrjeteve sociale si Instagram, Skype, Slack dhe Pinterest.

Përditësimi Marshmallow bën të mundur enkriptimin e kartave microSD në rastin e humbjes së telefonit. Aplikacioni i kamerës do të jetë i aftë të realizojë video me 24 frekuenca në sekond në formatet 4K, 1080p dhe 720p. Përdoruesit do të mund të realizojnë edhe video slow motion me 120 frekuenca në sekond, efekt ky i cili mund të aplikohet vetëm pas realizimiz të videos.

Kur debutoi, kritikët ankoheshin pse BlackBerry Priv nuk erdhi me Marshmallow dhe ishte i vetmi zhgënjim nga ky telefon i parë i kompanisë kanadeze. Edhe pse u desh ca kohë që të bëhej realitet, kemi parë shumë më keq sesa kaq. (PCWorld Albanian)

Android Marshmallow 6.0 zbarkon në telefonët BlackBerry Priv
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)