Android M po vjen gjatë konferencës së zhvilluesve I/O më 28 maj

Publikuar më: 07-05-2015

gsmarena_001Axhenda zyrtare e konferencën së zhvilluesve I/O që organizon Google çdo vit zbuloi një detaj mjaft interesant. Sipas progamit të përgatitur për datën 28 Maj, me shumë gjasa do të zbulohen detajet e versionit të ardhshëm të sistemit operativ mobil të Google quajtur Android M.

Zakonisht Google diskuton me përdoruesit rreth tematikave dhe risive që do të prezantohen në konferencën I/O përpara evenimentit. Prezenca e një seksioni “Whats New” (Çfarë ka të re) në konferencë na bën të mendojmë për një detajim të sistemit operativ Android M.

Ky prezantim po vjen në një moment të vështirë për Android Lollipop ku ka kaluar një vit dhe aktualisht adoptimi i tij është në shifrat 10 %. Si duket Google kërkon të vazhdojë përpara.

Në konferencën e vitit të shkuar u prezantua Android Lollipop dhe një version eksperimental për zhvilluesit u bë i disponueshëm për shkarkim menjëherë. Por versioni zyrtar nuk mbërriti gjer në fund të 2014. A mund të jetë ky vit një paralele e vitit të shkuar? (PCWorld Albanian)

Android M po vjen gjatë konferencës së zhvilluesve I/O më 28 maj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)