Harduer

Android M do të të sjellë mbështetjen për sensorët e shenjave të gishtërinjve

May 23 2015
0 Shpërndarje
Android M do të të sjellë mbështetjen për sensorët e shenjave të gishtërinjve

New_Android_MVersioni i ardhshëm i sistemit operativ Android mund të sjellë atë që i mungonte prej kohësh smartfonëve Android: Mbështetjen për sensorët e njohjes së shenjave të gishtitërinjve. Në konferencën e zhvilluesve I/O të Google javën që vjen, kompania do të lançojë zyrtarisht mbështetjen për këtë sistem autentikimi në Android M.

Nëse ky lajm është i vërtetë, Google pritet të lançojë një ndërfaqe programimi për zhvilluesit në mënyrë që ata të integrojnë sensorët e njohjes së shenjave të gishtërinjve me aplikacionet e tyre. Gjithsesi ardhja e një sensori të tillë do të varet në radhë të parë nga lançimi i sistemit të ri operativ Android M. Kompania akoma nuk ka konfirmuar nëse do të sjellë një sistem të ri operativ, pasardhës të Android Lollipop. Mund t’ju themi se Android M përmendet diku në faqen e Google ndaj ka shumë mundësi të ndodhë një lançim i tillë në konferencën I/O.

Duke shtuar mbështetjen për këtë sensor, Android M do ti japë mundësinë zhvilluesve ti ofrojnë aplikacioneve të tyre në një mënyrë më të sigurtë autentikimi duke i integruar ato me këtë teknologji. Kështu nëse doni të aksesoni aplikacionin bankar apo të hyni në llogarinë tuaj në Gmail, autentikimi me anë të shenjës së gishtit do të ofrojë një mënyrë më të thjeshtë dhe më të sigurtë për aksesimin e këtyre programeve. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>