Android M: Çfarë mund të presim nga ky version?

Publikuar më: 25-05-2015

5588953445_04145e42f2_bKa kaluar më shumë se një vit që nga momenti kur Gogole lançoi versionin e ri të sistemit operativ Android të quajtur Android Lollipop. Ko do të thotë se po afrohet ora kur do të debutojë versioni pasardhës i Lollipop. Javën që vjen Google do të mbajë konferencën e saj të zhvilluesve, ku pritet të tregojë më tepër për Android M. Nuk presim që Google të debutojë me produktin final, kompania zakonisht zgjedh ti japë një ide zhvilluesve se çfarë do të sjellë ky version i ri.

Vitin që shkoi, mund të themi se Google i dha një shëndrrim total sistemit të saj operativ me anë të stilit Material Design i cili e bën softuerin të duket më shumëngjyrësh por në të njëjtën kohë dhe më të thjeshtë për tu përdorur. Por cilat do të jetë risitë që do të sjellë ky version i ri? Ne kemi bërë një përmbledhje të shkurtër bazuar në raportet, supozimet që qarkullojnë.

  • Ka shumë të ngjarë të quhet Android M

Google zakonisht ndjek një radhë të caktuar përsa i përket emërtimeve që i vendos versioneve të sistemeve të saj operativ. Për shembull Android 4.0 u quajt Ive Cream Sandwich, Android 4.2-4.3 u quajt Jellybean, Android 4.4 KitKat, ndërsa versioni më i fundit quhet Android Lollipop. Pra vihet re një rend alfabetik. Kjo tregon se emërtimi i versionit të ri mund të fillojë me shkronjën ‘M’, por nuk e dimë se cilën ëmbëlsirë do të zgjedhë Google këtë herë. Google e ka konfirmuar emrin Android M aksidentalisht gjatë përshkrimit të një seksioni të eventit Google I/O.

  • Android M do t’ju lejojë të aksesoni aplikacionet pa qënë nevoja e një fjalëkalimi

Ky version i ri i Android ka shumë mundësi që të jetë i pajisur me një sensor që njeh shenjat e gishtave. Ky sensor nuk do të përdoret vetëm për të hapur telefonin por dhe për të aksesuar aplikacione të veçanta. Kjo karakteristikë pritet të prezantohen në eventin e javës që vjen. Por kjo teknologji nuk do të jetë e pranishme në të gjithë llojet e telefonave Android. Vetëm një sërë pajisjesh do të jenë të pajisur me këta sensorë; Galaxy S6, Galaxy S6 Edge, Galaxy S5 dhe HTC One Max.

  • Versioni i ri i Android do të integrohet me teknologjinë e shtëpive inteligjente

Raportohet se Google është duke ndërtuar një softuer të ri i cili do të fuqizojë valën e re të frigoriferëve dhe llampave të dritës inteligjente. Ky softuer ka të ngjarë të vijë nën markën Android. Kjo tregon se Google është duke ndërtuar një lloj softueri specifik Android për shtëpitë inteligjente, ashtu sic është dhe Android Wear për orët inteligjente. Nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë, ekzistojnë mundësitë që versioni i ri i sistemit operativ Android të ofrojë mbështetje për pajisjet elektroshtëpiake inteligjente. Për shembull, Google prezantoi një karakteristikë të re në Android Lollipop që automatikisht zhbllokon telefonin tuaj nëse ju mbani në dorë orën tuaj Android Wear. Përvec kësaj, Google thuhet se do të japë disa lajme të rëndësishme përsa i përket makinave të lidhura apo inteligjente. Pra ka shumë mundësi që të rritet integrimi mes sistemit operativ Android dhe Android Auto.

  • Njoftimet do të bëhen më ‘të zgjuara’

Mësohet se Google është gjithashtu duke punuar mbi një sistem të ri njoftimesh i cili ka si qëllim unifikimin e tyre përmes të gjitha platformave. Nëse ju shikoni një njoftim në desktop-in apo laptop-in tuaj, automatikisht i njëjti njoftim nuk do të shfaqet në smartfonin tuaj, në këtë mënyrë ju nuk keni pse shihni një njoftim disa herë. Është një ndryshim i vogël por nëse e mendon gjatë mund të jetë tepër i dobishëm për përdoruesit. (PC World Albanian)

Android M: Çfarë mund të presim nga ky version?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)