Lajmet

Android Lollipop rrëmbeu 25.6 % të tregut të telefonëve Android. Marshmallow vetëm 0.3 %

Nov 6 2015
0 Shpërndarje

android_m_marshmallowNjë në katër paisje Android kanë të instaluar versionin Lollipop dhe të imagjino se ky nuk është versioni i fundit i platformës së Google. Gjigandi i motorit të kërkimit publikoi ditën e sotme statistikat e fundit rreth versioneve të sistemit operativ mobile ku zbuloi se Marshmallow zë vetëm 0.3 %.

Ky version i platformës debutoi një muaj më parë më 29 Shtator falë mbërritjes në treg të Nexus 5X dhe Nexus 6P. Por këto telefonë nuk dolën në shitje gjer në tetor.

Shifra e adoptimit prej 0.3 % tregon sesa pak shiten telefonët e Google njëkohësisht dhe sa shumë kohë duhet që versionet e fundit të Android të mbërrijnë tek konsumatorët.

Të dhënat e adoptimit janë grumbulluar nga dyqani i aplikacioneve Play Store. Këtë dyqan aplikacionesh mund ta aksesojnë vetëm paisjet me Android 2.2 ose më lart. Me fjalë të tjera në këtë raport nuk janë përfshirë telefonët me versionet më të vjetra të Android dhe ato që nuk kanë të instaluar Play Store si produktet e Amazon.

android_adoption_november_2015U konstatua se:

 – Android 6.0 Marshmallow: 0.3 % të tregut

 – Android 5.0/5.1 Lollipop: 25.6 % të tregut

 – Android 4.4 KitKat: 37.8 % të tregut

 – Android 4.1/4.2/4.3 Jelly Bean: 29 % të tregut

 – Android 4.0 Ice Cream Sandwich: 3.3 % të tregut

 – Android 2.3 Gingerbread: 3.8 % të tregut

 – Android 2.2 Froyo: 0.2 % të tregut

E thënë ndryshe adoptimin e Android e kryeson KitKat ndjekur nga Jelly Bean dhe Lollipop në vendin e dytë dhe të tretë respektivisht. Gingerbread është i kartërti, ICS i pesti dhe Marshmallow i gjashti. Listën e Mbyll Froyo. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>