Android Lollipop mbërrin në HTC One M9 për konsumatorët Europian

Publikuar më: 04-08-2015

gsmarena_001HTC One M9 tashmë ka marrë përditësimin Android Lollipop 5.1 në SHBA dhe tani ka ardhur radha e Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Përditësimi do të fillojë ditën e sotme në këtë rajone tha Drejtori i Shërbimeve dhe Produkteve pranë HTC-së.

Lajmi e publikoi në Twitter duke u thënë pronarëve të një One M9 se nesër është një ditë e madhe për ta. Nuk ka asnjë detaj për këtë përditësim po dimë vetëm që është shumë afër.

Android 5.1 do të mbërrijë edhe në njësitë HTC One M9 të shitura në rajona tjera së shpejti por nuk kemi një datë ekzakte. (PCWorld Albanian)

Android Lollipop mbërrin në HTC One M9 për konsumatorët Europian
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)