Android-i po fiton

Publikuar më: 17-08-2012
Android-i po fiton

Shifrat e fundit tregojnë se Android është në vendin e parë, i ndjekur nga iOS, larg vendit të parë.

Këto të dhëna vijnë nga Gartner, një nga ndërmarrjet më të mira hulumtuese në këtë fushë. Në total, brenda tremujorit të fundit, Android kaloi pajisjet e shitura me iOS gati treherë dhe arriti të kapë 64 përqind të tregut botëror. Samsung kryesonte me 90 milionë pajisje të shitura.

Nuk ka më mëdyshje për kryesimin e Android-it. Nuk ka asnjë mundësi që edhe dashamirësi më i madh i Apple të mohojë faktin se iOS është në vendin e dytë. Android-i po fiton.

Ky raport i Gartner studioi shitjet e smartfonëve gjatë çerekut të dytë të vitit, pra koha nga prilli deri në qershor që ishte një pika kulmore e shitjeve për Androidin ndërsa shitjet e iPhone kishin filluar të binin.

Samsung Galay S III u hodh në treg në fundin e muajit maj dhe duket se ka përbërë pjesën më të madhe të shitjeve të pajisjeve të ndërmarrjes Samsung.

Pa dyshim që ky ishte një tremujor i shkëlqyer për Android-in dhe Samsung-un.

Raporti për çerekun e parë të këtij viti nga Gartner tregon vlerësim të ngjashëm si ky i tremujorit të dytë, me Samsung-un dhe Android-in në krye.

Në atë kohë, Samsung sapo kishte tejkaluar Nokia-n si top shitësi i pajisjeve mobile. Më poshtë mund të shihni tabelën me të dhënat nga hulumtimi i kompanisë Gartner. (PC World Albanian)

Android-i po fiton
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)