Android gjatë muajit Prill: Adoptimi i Lollipop arrin në 10 %

Publikuar më: 05-05-2015

gsmarena_001

Google sapo ka publikuar statistikat më të fundit në lidhje e sistemin operativ Android për muajin Prill. Ashtu siç e prisnim, adoptimi i Android Lollipop duket në udhë të mbarë teksa ka arritur të jetë prezent pothuajse në 10 % të paisjeve Android.

Më saktësisht, adoptimi i Android Lollipop 5.0 gjendet në shifrat 9 % dhe kjo është një rritje e konsiderushme po të keni parasysh faktin se një muaj më parë ishte në 5 %. Gjithashtu, versioni më i fundit Android 5.1 është rritur nga 0.4 % në 0.7 %.

Natyrisht që kjo rritje e Android Lollipop është në kurriz të KitKat gjë që e shpreh mjaft mirë rënia e versionin 4.4 nga 41.4 % në 39.8 %.

Së bashku me Android Jelly Bean edhe versionet më të vjetra të Android kanë pasur rënie përgjatë muajit Prill. Të kombinuara së bashku, versionet e vjetra Android gjenden në 40 % të paisjeve. Për shembull, Android Ice Cream Sandwich prezantuar në 2011 akoma mban 5.3 % të paisjeve.

Dhe si për ta përkeqësuar më tej, sistemi operativ 5 vjeçar, Android Gingerbread gjendet në 5.7 % të paisjeve Android. (PCWorld Albanian)

Android gjatë muajit Prill: Adoptimi i Lollipop arrin në 10 %
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)