Android Auto shndërron telefonin tuaj në një sistem infotainment për makinën tuaj

Publikuar më: 08-11-2016

android-auto-phone-796x398Google lançoi ditën e djeshme një përditësim madhor në Android Auto. Aplikacioni tashmë mund të përdoret në ekranin e paisjes pa nevojën e projektimit nga një telefon.

Me fjalë të tjera mund të përdorni Android Auto nga telefoni juaj edhe pse sistemet kompjuterike të makinës mund të mos e kenë të integruar këtë softuer.

Versionin e ri mund ta shkarkoni në “ditët në vijim” nga Google Play në më shumë se 30 shtete ku Android Auto është i disponueshëm.

Google e lançoi këtë aplikacion në Mars të 2015-tës me qëllim që tu jepte përdoruesve të telefonëve Android qasje në informacionet përmes kompjuterit të bordit të makinave. Tani mbi 200 modele të reja makinash dhe 50 marka kanë përqafuar Android Auto.

Për të përfituar nga avantazhet më të fundit të Android Auto duhet të keni të instaluar Android 5.0 ose më shumë. (PCWorld Albanian)

Android Auto shndërron telefonin tuaj në një sistem infotainment për makinën tuaj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)