Android arrin shifra rekord, përbën 87.5% të shitjeve të telefonëve në mbarë botën

Publikuar më: 03-11-2016

android-nougatNjë raport i ri nga firma analitike Strategy Analytics pretendon se Android ka shënuar një tjetër rekord në tregun global të telefonë inteligjentë.

Sistemi operativ mobil i Google është pjesë e 87.5 % të telefonëve në mbarë botën me 6% rritje vetëm tre mujorin e fundit dhe 10.3% nga viti në vit.global-smartphone-shipments-q3-2016Ndërkaq Apple iOS shënoi një rënie drastike me 5.2%. Terren humbën edhe Windows dhe BlackBerry së bashku me platforma e tjera të vogla. Rënia e tyre ishte në shifrat 84.1% nga viti në vit.

Rezultatet e para të Strategy Analytics bien në kundërshti me ato të IDC-së ku ky I fundit sugjeron një rritje me 1% në shitjeve të telefonëve në mbarë botën. (PCWorld Albanian)

Android arrin shifra rekord, përbën 87.5% të shitjeve të telefonëve në mbarë botën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)