Android 7.1 Nougat mbërrin në Nexus 5X dhe 6P në Dhjetor

Publikuar më: 12-10-2016

2016-03-09-20-59-29-800x482Pak kohë pasi lançoi telefonët e rinj me markën Pixel dhe Android 7.1, Google tha se telefonët Nexus nuk do të marrin versionin më të fundit të platformës përpara fundit të vitit.

Ditën e sotme në një postim në blog inxhinieri i Android, Dave Burke, ofroi një axhendë konkrete: beta e parë e zhvilluesve të Android 7.1 mbërrin në telefonët Nexus 5X dhe 6P në fund të këtij muaji ndërsa versioni final në Dhjetor.

Lista e mbështetjes afatgjate publikuar në uebsajtin e Google nuk përfshin Nexus 6 dhe Nexus 9 por telefonët do të marrin Android 7.1. Versionet e ardhshme beta gjatë këtij muaji do të vijojnë të mbështetin paisjet e listuara që përfshin: Nexus 6, 5X, 6P, 9, Pixel C dhe Nexus Player.

Android-i në këto paisje nuk do të ketë lançuesin e aplikacioneve të Pixel, asistentin e Google dhe ndryshimet e reja estetike dhe funksionale. Nga ana tjetër telefonët Nexus do të përfitojnë nga avantazhet që ofron platforma në terësi si API të reja, modalitetin e Natës, përmirësime të performancës së ekraneve me prekje e shumë të tjera.

Përdoruesit që duan të shkarkojnë përditësimet beta mund të regjistrohen në këtë lidhje. Megjithatë Google do të ofrojë edhe një shkarkim dhe instalim manual të versioneve. (PCWorld Albanian)

Android 7.1 Nougat mbërrin në Nexus 5X dhe 6P në Dhjetor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)