Android 7.1 Nougat: Ja të gjitha të rejat

Publikuar më: 06-10-2016

google_pixel_back_in_hand_2-100685965-largeAndroid Nougat 7.1 u shfaq për herë të parë për publikun me telefonët Pixel dhe tani kemi mësuar çdo gjë që e diferencon nga Nougat.

Ishte Android Police që mori informacione direkt nga Google dhe së bashku me të dhënat e ofruara nga evenimenti i prezantimit të telefonëve Pixel kemi përpiluar një artikull të asaj çfarë sjell Android 7.1

Çfarë ka të re në Android 7.1

  1. Dritat e Natës: Ul shkëlqimin e dritave blu emëtuar nga ekrani gjatë natës që të mos dëmtojë sytë e përdoruesit
  2. Rritje e performancës së ekranit me prekje: Kjo është arsyeja pse iPhone të jep ndjesinë e një telefoni më të shpejtë se atyre Android. Google synon ra riparojë me anë të një “magjie” të zezë e cila e bën ekranin më të reagueshëm ndaj prekjeve
  3. Përditësime të shpejta të sistemit: Kjo do të eleminojë nevojën për të klikuar butonin e përditësimit dhe pritjen e instalimit. Përditësimet do të instalohen automatikisht në sfond gjatë kohës që telefoni nuk është në përdorim
  4. DayDream VR: Telefonët që mbështetin harduerin e nevojshëm për DayDream do të funksionojnë me paisjen e realitetit virtual të Google
  5. Gjurma e gishtërinjve: Një rrëshqitje e gishtit mbi sensorin e gjurmës së gishtërinjve do të shfaqë njoftimet në ekran

Ekskluzive për telefonët Pixel

  1. Lançuesi Pixel: Ky do të jetë një ekskluzivitet i Pixel ndryshe nga lançuesi Google Now.
  2. Google Assistant: Në telefonët Pixel mjafton të mbani të shtypur butonin kryesor për pak sekonda në mënyrë që ta aktivizoni
  3. Google Photos: Blerësit e një telefoni Pixel do të përfitojnë hapësirë pa limit për ruajtjen e të gjitha fotove e videove në cilësi të lartë
  4. Smart Storage: Kur memorja e telefonit është e pakët, versionet origjinale të fotove dhe videoeve do të fshihen
  5. Mbështetje: Telefonët Pixel do të ofrojnë mbështetje teknike 24 orë për 7 ditë me radhë
  6. Ndryshime estetike: Një ikonë e re e kalendarit dhe datës është prezente si dhe disa animacione të ekranit të kyçjes
  7. Veçori të kamerës: Stabilizim elektronik, kompensim i ekspozimit, akselerim të harduerit, bllokim të AE/AF, Smartburst (PCWorld Albanian)
Android 7.1 Nougat: Ja të gjitha të rejat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)