10% e familjeve në Shqipëri kanë internet në shtëpi

image

AKEP gjatë ditës së sotme në raportin e saj gjithashtu prezantoi edhe përqindjen e shtrirjes së internetit nëpër shtëpitë e Shqipërisë

Sipas Autoriteti të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, së bashku me shtrirjen e konsiderueshme të telefonisë mobile në Shqipëri, po vërehet edhe një lëvizje në shërbimin e internetit.

Në bazë të raportit rreth 80 mijë familje, marrin shërbimin e internetit broadband në shtëpitë e tyre, ndërkohë numri i atyre që kanë këtë shërbim në biznes arrin në tetë mijë.

Sipas të dhënave që ofron AKEP, gjatë vitit të kaluar numri sipërmarrësve që ofrojnë shërbimin e internetit broadband arriti në 90 sosh. E siç duket në këtë ka ndikuar ulja e tarifave nga kompanitë, gjë që ka rritur interesin e shqiptarëve për të lidhur internetin në shtëpitë tyre.

Shpejtësia e internetit që ofrohet në Shqipëri llogaritet diku në mes 256 kb/s deri në 3 Mb/s. Por ka edhe shpejtësi më të larta të cilat përdoren më së shumti nga bizneset. Për shkak të zhvillimeve pozitive në këtë treg, shërbimin e internetit më së shumti gjatë vitit të kaluar kanë filluar ta ofrojnë edhe kompanitë mobile.

Deri në fund të 2009-s, numri i abonentëve me kontratë dhe parapagim për shërbimin e internetit arriti në 785 mijë, ndërsa nëpërmjet kartave modem në 4 mijë.

Shtrirja me ritme të larta të internetit të vend ka rritur edhe numrin e "domaineve" me ".al".

Deri në fund të vitit të shkuar janë 1182 faqe interneti të cilat mbarojnë me ".al".

Rreth 310 të tjera kanë prapashtesën ".com.al", 160 të cilat më së shumti janë faqe të institucioneve shtetërore mbarojnë me ".gov.al".

Janë edhe 93 faqe të cilat kanë prapashtesën ".org.al" ndërsa institucionet arsimore kanë rreth 75 faqe të cilat përfundojnë me ".edu.al".

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

enis me 2010-03-16 12:59:35
avatar
Nuk besoj qe eshte vetem 10% eshte numer i vogel. E n'Kosov besoj qe arrin deri 60%
Thumbs Up Thumbs Down
0
Vigan me 2010-03-16 15:04:49
avatar
10% jane shume pak por cte them... Edhe ne Kosov besoj qe jane 10-20% qe kane internet ne shtepi.
Thumbs Up Thumbs Down
0
trimi me 2010-03-16 18:37:24
avatar
ne kosov besoj eshte shum ma e madhe mirpo as ne shqipri nuk jan edhe qaq mrapa por jo per 10% nuk besoj ka ma shum
Thumbs Up Thumbs Down
0

Publikoni komentin tuaj comment

  • email Dërgoje me email
  • print Print verzioni
  • Plain text Vetëm tekst
Tjera nga Analiza
Lart
image
Në analizë: Mafia 2
Mafia II është paraqitur në treg dhe po sjellë një erë të re të djelmoshave të mençur dhe të fuqishëm. Nëse keni qenë duke pritur ...
image
Për 24 orë, Gmail realizon 1 milion thirrje
Shërbimi i ri i Google që lejon përdoruesit të bëjnë thirrje drejtpërsëdrejti nga Gmail, siç duket ishte një sukses i madh. Në ditën e parë ...
image
Çka do të na prezantojë Apple në shtator?
Apple ka ftuar anëtarë të medieve në një event special të paraparë për tu mbajtur me 1shtator të këtij viti. Sipas fjalëve që po qarkullojnë ...
image
Google ofron shërbim për thirrje në celularë përmes Gmail
Google ka inkorporuar thirrje VoIP në shërbimin e saj Gmail, me përkrahje për thirrje ndërkombëtare dhe video-chat. Thirrjet mund të realizohen edhe drejt numrave në ...
image
95% e Maqedonasve përdorin celularë
Agjencioni Elektronik i Komunikimit i Maqedonisë ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme se numri i përdoruesve të celularëve në Maqedoni ka arritur në ...
image
Facebook rrugës për të tejkaluar Google
Nëse trendet e tanishme vazhdojnë si të tilla edhe për 18 muajt e ardhshëm atëherë Facebook do të tejkalojë Google dhe do të bëhet ueb ...
image
Celularët e mençur mezi po presin procesorët me dy bërthama
Celularët e mençur janë rrugës për të përfituar një rritje të madhe të fuqisë pasi që prodhuesit e çipave janë duke përgatitur çipa me dy ...
image
Anglezët këtë vit po kalojnë më shumë kohë online
Sipas raportit nga kompania Angleze për hulumtim OfCom, lojërat janë më të pëlqyera sesa filmat apo muzika. ...
image
iPad, i mirë apo i mangët?
Një grumbull argumentesh rreth konsumimit dhe kreativitetit të iPad, përballë asaj nëse mund të krijohet një tabletë më i mirë. ...
image
Lady Gaga po cicëron më shumë se Britney Spears
E “çmendura” e skenës muzikore botërore Lady Gaga së shpejti do të bëhet Twitter përdoruesja numër një në botë duke tejkaluar mbretëreshën e tanishme Britney ...
image
iPhone dhe iPad, më në fund po zënë hapin me kërkesat
Shkallët e prodhimit tek Apple më në fund janë duke zënë hapin me kërkesën, duke garantuar një çerek të fuqishëm për Apple. ...
image
Norton e Kaspersky më të mirët e çerekut të dytë të vitit 2010
Norton 2010 vërtetë ishte një prej paraqitjeve më të rifreskuara nga ana e Symantec krahasuar me versionet e mëhershme, dhe rezultatet nga AV-Test Q2 vërtetojnë ...
image
Shtohet për 30 për qind numri i kërkesave për internet
Gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2010, Telekomi i Kosovës ka arritur të rrisë numrin e konsumatorëve të shërbimeve për transmetim të të dhënave, ...
image
Apple do të përdor metal të lëngët në produktet e saja?
Apple posedon të drejtën ekskluzive për të përdorur teknologjinë e metaleve të lëngëta por ende nuk është thënë asgjë rreth asaj nëse kjo kompani do ...
image
Gjysma e amerikanëve nuk e shohin si prioritet internetin e shpejtë
Pew Internet & American Life Project ka gjetur se më shumë se gjysma e Amerikanve nuk emdnojnë se qeveria do të duhej të mundohet shumë ...
PoshtË
Vlereso këtë artikull
5.00