Amerikës së Veriut i mbarojnë adresat iPv4

Publikuar më: 26-09-2015

there_is_no_place_like_127_0_0_1_by_kryuko-d5v54za-640x360Për herë të parë, autoriteti përgjegjës për shpërndarjen e iP adresave në Amerikën e Veriut tha se i kanë mbaruar këto etiketat numerike.

Regjistri Amerikan i Numrave të Internetit, ARIN, ditën e djeshme dha adresat e fundit 32bit, adresa të cilat janë esenciale për identifikimin e paisjeve në internet.

Në ditët e para të internetit, iPv4 mund të ofronte 4.3 miliard adresa. Por që nga 1995, Task Forca e Inxhinierisë së Internetit, IETF, hodhi bazën për pasardhësin, iPv6, ndërsa diskutohej që atëherë për shterimin protokollit iPv4.

Tashmë autoriteti amerikan që ofronte këto iP adresa e ka të pamundur ofrimin e tyre për ndonjë biznes apo ofrues të shërbimeve të internetit në këtë rajon.

Madje edhe autoriteti global përgjegjës për shpërndarjen e iP adresave ka shpenzuar një pjesë të madhe të tyre në Shkurt të 2011-tës. (PCWorld Albanian)

Amerikës së Veriut i mbarojnë adresat iPv4
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)