AMD zbuloi proçesorin e parë të arkitekturës Zen me 8 bërthama

Publikuar më: 01-06-2016

pasted-image-at-2016_05_31-10_55-pm-100663932-largeProçesorët e shumpritur Zen të performancës së lartë për desktopët do të karakterizohen nga 8 bërthama dhe 16 fije dhe do të shfaqen në paisjet e para nga fundi i vitit, njoftoi AMD mbrëmjen e së Martes.

“Zen është gjallë, Zen po vjen dhe ne jemi shumë të emocionuar për atë që Zen do të sjellë në treg,” u shpreh shefja ekzekutive e AMD-së, Lisa Su gjatë evenimentin Computex në Tajvan.

Ky proçesor i ri është ndërtuar për foletë AM4 të cilat sjellin edhe memorjen RAM DDR4 por që do të funksionojë edhe në bordet me foletë AM3+. Sipas AMD-së Zen do të sjellë 40 % më shumë performancë krahasuar me gjeneratën aktuale Vishera të proçesorëve. Së shpejti kompania do të braktisë proçesorët Vishera në favor të proçesorëve me shumë fije si rasti i Hyper Threading tek Intel.

Nuk u dha një çmim ekzakt i proçesorëve por gjatë prezantimit i gjithë theksi ishte tek rivalizimi i Intel. Pak përpara se Su të prezantonte proçesorët Zen, Intel prezantoi një proçesor të ri me 10 bërthama i pari në llojin e tij i cili kushton 1,700 dollar. (PCWorld Albanian)

AMD zbuloi proçesorin e parë të arkitekturës Zen me 8 bërthama
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)