AMD zbuloi listën e proçesorëve gati për realitetin virtual

Publikuar më: 11-02-2016

id-2962881-54133a_fx_pib_left-100603510-largeSot kryesisht bota e internetit po e flet e gjitha për realitetin virtual. Ditën e djeshme Oculus zbuloi desktopët e parë të aftë të vënë në jetë teknologjinë e realitetit virtual të kompanisë që të gjithë fuqizuar nga proçesorë Intel.

Sot ishte radha e AMD-së, ku rivali më i afërt i dominantit Intel, zbuloi proçesorët e kompanisë të cilët do të mund të ofrojnë performancë të kënaqshme në realitetin virtual. Bëhet fjalë për tetë proçesorë ku mes tyre dy janë APU (CPU+GPU.) Sigurisht që një pjesë e madhe proçesorëve pjesë e listës nuk janë një suprizë perveç modeleve me katër bërthama Athlon X4.

AMD historikisht e ka pranuar defiçitin e performancës së proçesorëve për bërthamë kundrejt Intel dhe fokusi i kompanisë gjithnjë ka qenë performanca në terësi.

VR-Ready-CPUs1Në realitet, besojmë se modelet FX-9000 dhe FX-8000 nuk do të kenë ndonjë problem për detyrën e vështirë që do tu ngarkojë realiteti virtual. Gjithashtu bazuar në listën mëposhtë do të vëreni se çdo proçesor i përfshirë ka një frekuencë bazë të paktën 3.9 Ghz. Kjo mbase është edhe arsyeja mos përfshirjes së FX-8320 i cili ka frekuencë bazë 3.5 Ghz.

Ajo që ngelet për tu parë është performanca e dy APU-ve, A10-7890K dhe A10-7870K, dhe dy proçesorëve Athlon, X4 880K dhe X4 870K, ku që të katërt përmbajnë vetëm 4 bërthama.

Gjithësesi, AMD vendos theksin nevoja për grafika të fuqishme më shumë sesa bërthama proçesorike kur bëhet fjalë për realitetin virtual. (PCWorld Albanian)

AMD zbuloi listën e proçesorëve gati për realitetin virtual
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)