AMD zbuloi gjeneratën e katërt të grafikave me emrin e koduar Polaris

Publikuar më: 05-01-2016

blockmap-100635083-largeAkitekturat e reja quajtur Polaris përfaqësojnë gjeneratën e katërt të grafikave AMD njëkohësisht edhe një fije shprese për prodhuesit e njohur të mikroçipeve.

Sipas AMD-së kjo arkitekturë e re është ridizenjuar në themel duke sjellur bërthamat e reja GCN, kontroller të ri memorje, bërthama të reja multimediale dhe një proçesor të ri gjeometrik.

Në një demo, AMD shfaqi për herë të parë grafikat Polaris në video lojën Battlefield 4 1920x1080p me 60 frekuenca në sekond dhe konsum vetëm 86 vat. Po i njëjti sistem kur u konfigurua me grafikat GeForce GTX 950, konsumoi 140 vat.

Proçesorët grafik Polaris do të mbështetin portat HDMI 2.0 dhe versionin 1.3 të portave të ekranit. Madje këto proçesorë janë të aftë të pasqyrojnë video në format H.265 në rezolucion 4K.

Sa i përket akitekturës të prodhimit, për vite me radhë Nvidia dhe AMD kishin ngelur në 28 nanometër. 2016-ta premton një akitekturë 14 nanometër për grafikat AMD të cilat do të prodhohen ose nga Global Foundries ose nga TSMC. (PCWorld Albanian)

AMD zbuloi gjeneratën e katërt të grafikave me emrin e koduar Polaris
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)