AMD zbuloi bërthamën e re të proçesorëve quajtur Zen. Premton rritje të performancës me 40 %

Publikuar më: 07-05-2015

pcw-0078-100583767-largeProçesorët e rinj të AMD me bërthamat “Zen” do të ofrojnë një perfomancë 40 % më të lartë sesa paraardhësit, një përpjekje kjo për tu kthyer edhe njëherë serverave dhe kompjuterave të perfomancës së lartë. Kështu u shpreh kompania gjatë një takimi ditën e Mërkure ku edhe po bëhej analiza e financiare.

“Ne po ri investojmë në desktopët e performancës së lartë me bërthamat e reja proçesorike “Zen”. Performanca e lartë në kompjuterat desktop sjell një diferencë të madhe”, tha shefja ekzekutive e AMD Lisa Su.

Lajmi për rikthimin e kompanisë drejt tregut të kompjuterave desktop me performancë të lartë vjen në një moment kur AMD po largohet nga projekti fillestar i kompanisë për ndërtimin e proçesorëve x86 dhe 64 Bit duke u bazuar në arkitekturat e ARM. Por siduket askujt nuk i pëlqeu drejtimi që po ndoqi AMD me këto proçesorë.

Shefja ekzekutive tha gjithashtu se AMD nuk do të investojë në teknologji për çipet e parametrave të ulët e as për Internetin e Gjërave, tabletët apo smartfonët. Fokusi i AMD-së do të jetë tek hardueri i përshtatshëm për lojërat, platformat dhe qëndrat e të dhënave.

Pse ky lajm është i rëndësishëm? AMD fitoi famën duke konkurruar direkt me kompjuterat e fuqizuar nga proçesorët Intel për vite me radhë por kohët e fundit Intel ka marrë në kontroll pothuaj çdo gjë që nga desktopët e parametrave të lartë gjer tek qëndrat e të dhënave. AMD beson se bërthamat e reja të proçesorëve “Zen” do e bëjnë edhe njëherë një konkurrent të fuqishëm për Intel. (PCWorld Albanian)

AMD zbuloi bërthamën e re të proçesorëve quajtur Zen. Premton rritje të performancës me 40 %
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)